KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekspertët e sigurisë: Pjesëmarrja e terroristëve të Banjskës në Këshillin e Sigurisë së Serbisë, alarmante
Siguri

Ekspertët e sigurisë: Pjesëmarrja e terroristëve të Banjskës në Këshillin e Sigurisë së Serbisë, alarmante

Kosova News
Kosova News 22:40 -24/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri publike lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Serbisë. Emrat që ishin pjesë ishin shqetësues sipas Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonici.

Ushtarët serb u kapën nga kamerat që përdor policia e vendit për të monitoruar kufijtë kryesisht në pjesën veriore të Kosovës. E këto pamje u publikuan nga kryeministri Albin Kurti dy ditë më parë.

Real Madridi ia ka caktuar çmimin Rodrygos – alarmohen katër gjigantët evropianë25 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Kurti: Shqiptarët ishin të ekspozuar ndaj masakrav…Momente intersante të Haradinajt me Rifat Jasharin në GllogjanBlero: Nëse do të qëndroja deri në fund, absolutisht që do ta fitoja Big BrotherAksidente të panumërta në ditë në këtë kthesë fatale – pse të gjithë ‘fluturojnë’…

Po menjëherë pas publikimit të kësaj video presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ministri Mbrojtjes, ish-ushtaraku i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci ka përmendur emrat pjesëmarrës në këtë takim që sipas tij janë shqetësues për sigurinë e Kosovës.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje, sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Zveçanit”, ka thënë Ejup Maqedonci.

Shqetësuese këtë mbledhje në Beograd po e sheh edhe një ish ushtarak tjetër.

Sipas Nuredin Ibishit, Serbia po vazhdon të përforcoj terroristët e Mbrojtjes Civile e Brigadës së veriut.

“Shqetësuese është se në këtë takim ashtu siç edhe më herët kur e ftonte edhe Radoiçiqin dhe tash shfrytëzoj rastin të ftojë edhe komandantin e forcave e brigadave që kanë qenë në lidhje me përgatitjen e pjesëtareve të dy organizatave terroriste të shpallur nga Qeveria e Kosovës, ata kanë marr pjesë është në përgatitje e nëpër poligone, kjo tregon se Serbia vazhdon jo vetëm në aspektin e pranisë të forcave ushtarake afër Kosovës por edhe dy organizatave terroriste më përgatitje nëpër poligone afër kufirit,” u shpreh Nuredin Ibishi.

Ndërkohë që gjithë kjo po shihet si skenar i njëjtë që Rusia ka përdorur për aneksimin e dy rajoneve në Ukrainë.

“Takimet e tilla ku janë protagonist kryesor kjo dëshmon se tanimë që Serbia po përgatit në forma të ndryshme një metodologji ashtu siç e kanë përgatit forcat Ruse në pjesën e Krimesë në Ukrainë.  Tashmë një i tillë po bëhet nga Serbia për të pritur një momentum të duhur për ta rimarrë Kosovën”, tha Drizan Shala, ekspert i Sigurisë.

Misioni paqeruajtës, KFOR-i në një përgjigje për Dukagjinin kanë sugjeruar që të dyja shtetet duhet të përmbahen nga veprimet tensionuese dhe të angazhohen në dialog. KFOR po ashtu ka ritheksuar se për momentin situata është e qetë, por mbetet e brishtë./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 24/03/2024 24/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?