KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti numëron investimet në ushtri: Dyfishuam buxhetin, kriter ky për NATO
Siguri

Kryeministri Kurti numëron investimet në ushtri: Dyfishuam buxhetin, kriter ky për NATO

Kosova News
Kosova News 22:30 -23/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në trevjetorin e qeverisjes ka deklaruar se ushtria është më e fortë dhe më e përgatitur.

Sipas Kurtit, arsye për këtë është dyfishimi i buxhetit për FSK-në, e janë investuar në armatim, ushtarë dhe dronë.

“Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s” ka shkruar Kurti.

Kryeministri, përmes një postimi në facebook, shtoi se në konsultimet bilaterale me Shtetet e Bashkuara, janë vendosur prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa shteti ka arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera.

3325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake. U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Po vazhdojmë ta rrisim bashkëpunimin bilateral dhe praninë e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve tanë ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada, gjersa jemi në proces në Zvicër dhe Itali. Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë.

Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, përuruam Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Hoqëm kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile.

Gjithashtu lexoni:

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Kosova News 23/03/2024 23/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve
15:52 -15/06/2026
Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
15:22 -15/06/2026
Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht
15:01 -15/06/2026
Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati
14:46 -15/06/2026
Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren
14:23 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?