Sot në orët e paradites ka ndodhur një aksident trafiku te rrethi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ndërsa një person është lënduar.
Kosovanews, më parë raportoi për këtë aksident ku u përfshinë dy vetura në hyrje të Prishtinës.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar se nga ky aksident një person ka marrur lëndime trupore.
“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në raport.


