Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, me ç’rast ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij.
“Nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari”, njofton Policia.
Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.


