KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla në NATO flet për qëllimet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën
Politikë

Ministrja Gërvalla në NATO flet për qëllimet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:19 -12/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, ambasadorin  Boris Ruge si dhe ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, Burcu San.

Sipas njoftimit “Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”.

Ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e “vazhdueshme për vendin tonë, duke u ndalur me theks të veçantë te bashkëpunimi ynë i shkëlqyer me KFOR-in dhe me NALT-in në Kosovë”.

“Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i përqafojë vlerat e NATO-së.

Ministrja Gërvalla tutje ka theksuar se Republika e Kosovës është e gatshme dhe e vendosur të fillojë dialogun dhe procesin e konkretizimit të marrëdhënieve tona, duke vënë në pah se Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Ministrja Gërvalla fillon vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News 12/03/2024 12/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?