KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lansohet raporti “Fëmijët në situatë rruge”, Nagavci përgëzon UNICEF-in për këtë studim të vlefshëm
Arsim

Lansohet raporti “Fëmijët në situatë rruge”, Nagavci përgëzon UNICEF-in për këtë studim të vlefshëm

Kosova News
Kosova News 19:05 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në lansimit e raportit “Fëmijët në situatë rruge”, i cili është hartuar nga UNICEF, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në ceremoninë e prezantimit të raportit ishin prezentë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zichermann dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka falënderuar Zyrën e BE-së dhe UNICEF-it në Kosovë për ftesën në lansimin e këtij raporti, i cili është i veçantë për shkak të tematikës shumë të ndjeshme që adreson, ndërsa ka shprehur përkushtimin e pandalshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e rekomandimeve të studimit, të cilat janë në linjë me politikat qeveritare, në interesin më të mirë të fëmijëve tanë.

Duke folur për këtë dukuri shqetësuese, ministrja Nagavci bëri të ditur se, MAShTI ka lansuar Politikën për mbrojtjen e fëmijës, e cila bazohet në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Fëmijës (1989), Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin për arsim, si dhe në praktikat e standardet më të mira ndërkombëtare dhe evropiane të mbrojtjes së fëmijës.

Ministrja Nagavci ka vlerësuar se, studimi i sotshëm sjell një pasqyrë të gjendjes së fëmijëve në situatë rruge në vendin tonë, çka shërben si bazë e qëndrueshme për orientimin e veprimeve institucionale drejt reduktimit maksimal të kësaj dukurie.

Nagavci ka theksuar se, Ministria e Arsimit ka bërë dhe vazhdon të bëjë, përpjekje aktive për ta adresuar këtë çështje, në shumë drejtime duke filluar me parandalimin e braktisjes dhe reagimin ndaj mos-regjistrimit në shkollë, për të vazhduar me procesin e parandalimit të përfshirjes së fëmijëve në punë të rrezikshme.

Tutje, ministrja ka thënë se sipas statistikave të MAShTI, 130 fëmijë të moshës 6 deri në 17 vjeç në 8 regjione të Kosovës janë të identifikuar si fëmijë në situatë rruge, ku varfëria dhe problemet familjare janë raportuar si shkaqet kryesore të kësaj gjendje.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka folur edhe për rolin parandalues që ka arsimi në këtë situatë, ndërsa ka përmendur edhe veprimet që cilat Ministria e Arsimit ka ndërmarrë në këtë drejtim:

– Aprovimi i materialit didaktik (Pakon SCREAM) nga Organizata Ndërkombëtare e Punës për parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda për fëmijë (i përkthyer edhe në serbisht);

– Hartimi i pakos me 12 module tematike për mbrojtjen e fëmijës, në përputhje me temat që adreson Ligji për mbrojtjen e fëmijës;

– Zhvillimi i dy moduleve të trajnimit për mësimdhënës në fushën e parandalimit të formave të rrezikshme të punës së fëmijëve, të cilat në pritet të akreditohen.

Në fund, ministrja Nagavci ka përgëzuar UNICEF-in për këtë studim të vlefshëm, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian, që si gjithmonë arrin të paraqes në mënyrë efektive mbështetjen me prioritetet tona si Qeveri dhe si shoqëri.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog me këtë rast ka thënë se, BE dëshiron të shoh mbrojtjen dhe përmirësimin e legjislacionit në fuqi, pasi ligjet ende po përballen dhe vështirësi në zbatim. Ai tha se BE dhe UNICEF mbeten të përkushtuara që të vazhdojnë mbështetjen për grupet më të cenueshme që janë fëmijët në situatë rruge apo në rrezik rruge.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?