KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të hënën nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
Lajme

Të hënën nisin punimet intensive në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kosova News
Kosova News 22:31 -24/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të hënën, pritet të nisin punimet me kapacitete të plota për rregullimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë. Kontrata për këtë rrugë ishte nënshkruar ditë më parë. Qytetarët i gëzohen këtij lajmi, por ka edhe skeptik se punimet do të zvarriten.

Ndonëse në numër jo të madh punëtorët kanë nisur ta përgatisin terrenin për fillimin e punimeve të kësaj rruge, ndërtimi i së cilës kishte nisur në vitin 2009. Ky projekt për rreth 15 vjet u përcoll me probleme të mëdha e nuk arriti të përfundojë.

Megjithatë, nënshkrimi i fundit i një kontrate të re jep shpresë tek ata që e frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë.

“Besojmë që kryhet sepse që 14 vjet duke prit u bë shumë…”, tha Shefqet Zeqiri nga Dumnica e Poshtme e Vushtrrisë.

“Prej orës 4 deri në 6 gjithmonë është kolonë. Nga Maxhunaj deri në Vushtrri kemi bërë 1 orë  çdo ditë”, tha Tahir Musliu nga Maxhunaj.

Por ka prej banorëve që mendojnë se kjo rrugë do të jetë kështu qysh ka qenë për më shumë se një dekadë.

“Kjo rrugë që gati 20 vjet është nisur, jam shumë skeptik”, tha një tjetër qytetar.

Ndërkohë, me datë 8 të këtij muaj Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë me operator

ekonomik ‘HYDROSTROY JSC SOFIA dhe ESKAVATORI LLC” nga Bullgaria dhe Kosova, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë.

Pa përfunduar ka mbetur segmenti nga Lumi i Madh deri në Gojbulë, me një gjatësi prej 9.78 km.

E nga kompania që do t’i kryejë këto punime thonë se intensivisht do të fillojnë të hënën.

“Ne si kompani veç se jemi shumë afër fillimeve të punës me kapacitet të plotë, duke filluar nga data 26.02.2024 me afat më të shkurt nga mobilizimi prej 28 ditësh dhe normalisht duke e rritur edhe numrin e punëtorëve dhe mjeteve të rënda në vendpunishte”, Sadat Rysha në një përgjigje për RTK-në.

Në ditën e nënshkrimit të kësaj kontrate ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se sipas marrëveshjes i është dhënë afat kompanisë që brenda 12 muajve t’i përfundojë punimet.

Ky projekt financohet nga huamarrja nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Kosova News 24/02/2024 24/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?