KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci në vizitë zyrtare në Bruksel, theks të veçantë i kushton anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në “Horizon Europe”
Arsim

Nagavci në vizitë zyrtare në Bruksel, theks të veçantë i kushton anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në “Horizon Europe”

Kosova News
Kosova News 21:49 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku bashkë me kryetaren e Këshillit Shetëror të Shkencës, Myzafere Limani morën pjesë në Dialogun shumëpalësh ndërministror mbi parimet dhe vlerat për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim dhe inovacion.

Ministrja Nagavci vlerësoi Presidencën e Këshillit të BE-së për punën e bërë në adresimin e kësaj çështje, ndërsa bëri të ditur se Kosova është e përkushtuar në kompletimin e bazës ligjore e cila siguron llogaridhënie dhe përmirësim të cilësisë në arsimin e lartë, avancim të bazuar në performancë dhe mekanizma të fortë për integritetin akademik, me fokus të veçantë në shkencë dhe inovacion.

Ministrja Nagavci tha se pjesëmarrja në këtë tryezë është vërtetë një privilegj, po aq edhe e drejtë, duke qenë se diskutimi është i fokusuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta në kërkim dhe inovacion dhe gjithashtu një shans i madh për t’u njohur me politikëbërës të së njëjtës fushë, nga të gjitha kontinentet.

Ndër të tjera Nagavci tha se, si pjesë e kësaj nisme të Dialogut shumëpalësh, do të ketë seminare mbi lirinë e kërkimit akademik, etikën dhe integritetin, barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen, dhe më e rëndësishmja, partneritetet të barabartë me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ministrja Nagavci gjithashtu ka folur edhe për veprimet të cilat i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në fuqizimin e Agjencisë e Kosovës për Akreditim, duke miratuar një ligj që garanton pavarësinë institucionale dhe financiare të kësaj Agjencie, e cila tani është anëtare e asociuar e ENQA.

Ministrja Nagavci theks të veçantë i kushtoi edhe anëtarësimit me të drejta të plotë të Kosovës në Horizon Europe, i cili është programi kryesor financues i Bashkimit Evropian për kërkim dhe inovacion, lansimit të Sistemi Informativ  të Kosovës për Kërkime Shkencore-KRIS, një platformë e hapur me të dhëna për kërkimin dhe inovacionin nga shkencëtarët kosovarë brenda dhe jashtë vendit, miratimit të Programit të ri Kombëtar të Shkencës 2023-2028.

Nagavci shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e aleatëve tanë evropianë dhe globalë, si BE, UNICEF, UNDP, Banka Botërore, USAID etj., duke thënë se mirëpret me padurim forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

Gjithashtu lexoni:

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?