KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: UP-ja, institucioni shkollor më i rëndësishëm i historisë moderne të Kosovës
Arsim

Kurti: UP-ja, institucioni shkollor më i rëndësishëm i historisë moderne të Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:27 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar Universitetin e Prishtinës si institucionin shkollor më të rëndësishëm të historisë moderne të Kosovës.

Në 54-vjetorin e themelimit të UP-së, Kurti ka thënë se në këtë institucion janë shkolluar dhe formuar elitat intelektuale, kulturore dhe politike të shoqërisë, të cilët u kanë prirë proceseve për progres shoqëror, rezistencë, çlirim e për shtetndërtim të Kosovës.

“I themeluar fillimisht mbi tre fakultete, ndër vite Universiteti i Prishtinës shkoi duke u rritur dhe zgjeruar derisa tani ka 14 fakultete, me dhjetëra departamente dhe dhjetëra programe bachelor, master dhe të studimeve doktorale. Mijëra studentë kanë studiuar dhe janë diplomuar në Universitetin e Prishtinës, teksa i kanë iniciuar dhe prirë shumë proceseve shoqërore dhe politike. Studentët e UP-së ishin zgjues të vetëdijes politike në protestat e vitit 1981, sikur edhe në protestat e viteve 1989 e 1990 dhe në lëvizjen studentore të viteve 1997 dhe 1998; studentët e UP-së ishin ideatorët e lëvizjes për pajtimin e gjaqeve në vitet 1990-’91; studentë të UP-së u bënë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; studentë të UP-së ishin firmëtarë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës më 2008; studentë të UP-së kanë shtruar dhe ndjekur rrugë akademike dhe shkencore të suksesshme në fusha të ndryshme në Kosovë dhe nëpër botë”, ka shkruar ai.

Ai më tej ka uruar që në dekadën e gjashtë, Universiteti i Prishtinës të vazhdojë me ligjërata dhe provime, “me hulumtime dhe botime; për shkencë dhe dije; për art dhe kulturë; për edukim dhe arsim; për universalen dhe publiken; për shoqërinë dhe shtetin; për progresin dhe mirëqenien; për historinë dhe të ardhmen”.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

KQZ-ja: Rinumërohen 102 nga 185 vendvotime në QNR

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?