KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Menaxhimi i keq i mbeturinave, mbetet sfidë për Komunën e Prishtinës
Lajme

Menaxhimi i keq i mbeturinave, mbetet sfidë për Komunën e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 09:22 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjendja me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë vazhdon të jetë alarmante. Shumë hapësira janë të mbuluar më mbeturina të ndryshme. Drejtues të organizatave për mbrojtjen e ambientit vlerësojnë së kjo situatë është krijuar si pasojë e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse dhe mungesës së vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e ambientit.

Shumë lagje dhe rrugë në kryeqytet vazhdojnë të jenë të stërmbushura me mbeturina. Për vite me radhë është premtuar përmirësim i gjendjes, por për fat të keq, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Luan Hasanaj, drejtor i “Let’s Do It Kosova”, organizatë që merret më pastrimin dhe ruajtjen e ambientit, i tha RTK-së së gjendja është alarmante dhe kjo si pasojë e neglizhencës së institucioneve përgjegjëse dhe mungesës së vetëdijesimit të qytetarëve.

“Po shihet një neglizhencë e institucioneve për të kryer obligimet e tyre dhe për ta zgjidhur këtë problem. Krahas kësaj edhe një vetëdije e ulët e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë të cilët nuk po arrin të kuptojnë se sa e rëndësishme është të kujdesemi për pronën publike siç kujdesemi për pronën private”, deklaroi Hasanaj.

Ndër të tjera, Hasanaj tha së Komuna e Prishtinës duhet të bëjë një plan për vendndodhjen e kontejnerëve dhe mënyrën e grumbullimit të mbeturinave, në mënyrë që të përmirësohet kjo gjendje.

“Do t’i apeloj komunës që të krijojë një plan i cili do ta ndërrojë edhe llojin e kontejnerëve. Kontejnerët duhet të jenë nëntokësorë, në mënyrë që edhe kur të mbushen të mos i shohim në atë gjendje”, tha ai.

Për gjendjen me mbeturina ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke ia rekomanduar drejtorisë përkatëse në Komunën e Prishtinës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët, të mbulohen me kamera, në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë.

Nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, e cila është përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave në Komunën e Prishtinës, kanë vlerësuar se janë shumë faktorë që po e pamundësojnë që kjo kompani të bëjë më kohë dhe në mënyrën e duhur grumbullimin e mbeturinave.

Për këtë çështje foli për Radio Kosovën zëdhënësja e kësaj kompanie, Arbnora Ademi.

“Numri i madh i konsumatorëve dhe fluksi i madh në kryeqytet e krijojnë atë gjendje. Por, faktori kryesor është hedhja e mbeturinave në mënyrë ilegale nga kompanitë private dhe mos respektimi i orarit nga konsumatorët. Edhe përkundër këtyre, ne mund të themi se e kemi gjendjen nën kontroll”, tha Ademi.

Për situatën e krijuar me keqmenaxhimin e mbeturinave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të premten ka liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Ai ka thënë se këtë po e bën për shkak të gjendjes alarmante lidhur me menaxhimin e mbeturinave.

Rama ka theksuar se tash e një vit ka kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria zgjidhje të kësaj situate të cilën e ka konsideruar si alarmante dhe të papranueshme dhe se nuk ka pasur zgjidhje por përkeqësim. Rama, mes tjerash, thotë se ka vendosur që vetë ta marrë përsipër zgjidhjen e situatës me mbeturinat në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?