KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllja e strukturave paralele në rajonin e Pejës, policia tregon se çka u gjet dhe çfarë u konfiskua
Siguri

Mbyllja e strukturave paralele në rajonin e Pejës, policia tregon se çka u gjet dhe çfarë u konfiskua

Kosova News
Kosova News 09:14 -03/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion ditën e premte në rajonin e Pejës, ku kanë mbyllur disa struktura paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Arrestohen shtatë të dyshuar, konfiskohen dokumente të dyshimta dhe hiqen flamujt në komunat ilegale – Prokuroria e Pejës jep detaje

Ndërkaq, policia sot ka dhënë detaje se çfarë ka konfiskuar gjatë aksionit.

Në Videj të Klinës, policia ka konfiskuar dokumente, llaptop, telefona e gjëra tjera.

“Videj, Klinë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Videj Komuna e Klinës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar”, thuhet në raport.

Po ashtu dhe në Gorazhdec të Pejës, policia ka konfiskuar gjëra të ndryshme.

“Gorazhdec, Pejë 1999-02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt në Gorazhdec Komuna e Pejës, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme”, bëhet e ditur në njoftim.

Kurse në fshatin Osojan të Istogut, policia ka mbyllur objektin dhe ka sekuestruar gjithë inventarin që gjendej aty.

“Istog 02.02.2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka kryer kontroll në një objekt, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Aksioni kundër strukturave paralele në Pejë, ministri Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale paralele në Pejë, Klinë dhe Istog

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?