KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Keqpërdorime të shumta në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë, zv.ministri Durimishi: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale
Lajme

Keqpërdorime të shumta në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë, zv.ministri Durimishi: Kemi të bëjmë me ndërmarrje kriminale

Kosova News
Kosova News 13:24 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot në një konferencë për media i ka paraqitur një varg të gjeturash për keqpërdorimet në njësitë për patentë shofer që janë bërë anekënd Kosovës.

Durmishi gjatë konferencës tha se gjatë këtyre tri viteve kanë bërë përpjeke maksimale që situata për patent shofer të stabilizohet.

Ai tha se përkundër punës së tyre të vazhdueshme, fatkeqësisht keqbërësit gjejnë forma e metoda të ndryshme që të korruptojnë sistemin dhe pajisja me patent shofer të bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Detyra jonë është që t’i luftojmë fuqishëm këto dukuri dhe për çdo dyshim më të voglin të marrim masa dhe t’i njoftojnë organet e drejtësisë. Pajisja me patentë shofer me metoda korruptive është krim. Pasi ata shofer që sot po flasim ndodhen në komunikacion, rrezikojnë veten dhe jetën e të tjerëve. Shumica e aksidenteve po bëhet për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik, prandaj lufta jonë ndaj atyre që janë të përfshirë do të jetë e pa kompromis”, ka thënë Durmishi.

Durimishi duke folur për të gjeturat në njësitë për patentë-shoferë tha se dyshimet janë se rastet kanë të bëjnë me ndërmarrje kriminale.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta…”, u shpreh ai.

Ai tha se ka qindra raste të dyshuara për keqpërdorime dhe qyteti që prin është Peja.

“Ka raste kur ka rënë 10 herë në Prishtinë dhe ka shkuar pastaj në Pejë”, tha ai.

Ndryshe, ditë më parë Ministria e Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve

Organizatat e dala nga lufta: Vizita e Trendafilovas, e papranueshme dhe fyerje

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Autobusi nga Kosova ngeci nën një nënkalim në Zagreb

Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun

Kosova News 02/02/2024 02/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve
13:39 -12/05/2025
Organizatat e dala nga lufta: Vizita e Trendafilovas, e papranueshme dhe fyerje
13:23 -12/05/2025
Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut
13:08 -12/05/2025
Autobusi nga Kosova ngeci nën një nënkalim në Zagreb
12:59 -12/05/2025
Komandanti i KFOR-it pret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutuan për sigurinë e dialogun
12:42 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?