KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pagesat në Kosovë – Sistemi i zhvilluar i pagesave- digjitalizimi, pamundëson pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit
Ekonomi

Pagesat në Kosovë – Sistemi i zhvilluar i pagesave- digjitalizimi, pamundëson pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

Kosova News
Kosova News 11:06 -31/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka organizuar të mërkurën takimin e Forumit të rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Kosovë.

Qëllimi i kësaj ngjarje është riorganizimi dhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Pagesave (KKP), përditësimin mbi zhvillimet e infrastrukturës ligjore dhe teknike në fushën e pagesave dhe përcaktimin e një plani kombëtar për përfshirjen financiare dhe reduktimin e përdorimit të parave të gatshme.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka theksuar se një sistem i zhvilluar i pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro dhe zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave.

Efekt tjetër pozitiv sipas tij është edhe zvogëlimi i efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, ka deklaruar Ismaili, shkruan EO.

Ai ka thënë se në linjë me Marrëveshjen për Stabilizim Asocimin dhe Procesin e Berlinit, procesi i reformave dhe avancimi i sistemit të pagesave përmes zhvillimit të pagesave të shpejta lokale dhe integrimi i sistemit të pagesave në nivel të rajonit do të përshpejtojnë edhe qasjen në zonën e vetme të pagesave në euro të Bashkimit Evropian e njohur si SEPA.

“Kjo ka për detyrë të sjellë në mënyrë efektive pagesat e brendshme dhe ndërkufitare brenda BE-së në të njëjtin nivel të kostos, efikasitetit në kohë dhe sigurisë si dhe qasjen në Sistemin e Pagesave të Shpejta të BE-së të njohur si TIPS që është pjesë e Eurosistemit nga viti 2018. Kjo u mundëson ofruesve të shërbimeve të pagesave të ofrojnë transfere të fondeve për klientët e tyre në kohë reale dhe gjatë gjithë kohës, çdo ditë të vitit, pra, ku individët dhe bizneset mund të transferojnë para ndërmjet njëri-tjetrit brenda disa sekondave, pavarësisht nga ora e punës së bankës së tyre lokale. Edhe vet rregullorja e fundit për operacionet me para të gatshme, shënon një avancim shumë të madh në aspekt të përafrimit me kërkesat dhe standardet për anëtarësim në SEPA, si dhe TIPS”, është shprehur Ismaili.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se digjitalizimi i pagesave ka shumë përparësi, pasi parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale.

Ai ka thënë se kjo formë po ashtu e zvogëlon edhe barrën administrative dhe eliminon përdorimin e parave fallso.

Murati ka theksuar se si ekzekutiv janë të gatshëm që ndihmojnë këtë sistem që të zhvillohet sa më shpejt.

“Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaskioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, ka deklaruar ai.

BQK-ja ka nisur ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të Planit Strategjik 2024-2028 për aktivitetet të cilat janë planifikuar dhe që lidhen me fushën e sistemit të pagesave siç janë: Avancimi i infrastrukturës ligjore dhe teknike të BQK-së për anëtarësim në Skemën e Pagesave SEPA dhe qasje në Sistemin e Pagesave të Shpejta të BE (TIPS); Zhvillimi i infrastrukturës teknike për mundësimin e pagesave të shpejta 24/7, krijimi i QR Kodit kombëtar dhe standardizimi i API-së për ndërlidhje të sistemeve; Reduktimi i pagesave me para të gatshme si dhe promovimi i pagesave elektronike.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kosova News 31/01/2024 31/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?