KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ardian Hajdaraj, kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Lajme

Ardian Hajdaraj, kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Kosova News
Kosova News 18:30 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi e deritashëm, Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 241-të sipas agjendës së paraparë. Ardian Hajdaraj është zgjedhur në mënyrë unanime kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fillimisht, pas prezantimit të kandidaturave të anëtarëve të nominuar për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të ri, KPK-ja zgjodhi në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn, anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, në pozitën e Kryesuesit dhe znj.Jehona Grantollin, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Rrjedhimisht, Hajdaraj dhe Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse  zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.

Pas marrjes së detyrës se re, Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, me ç’rast falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të derisotëm të Këshillit, Jetish Maloku dhe z.Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial. 

Më pastaj, anëtarët e Këshillit, votuan edhe për zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të rinj të Komisioneve të Përhershme të KPK-së, me ç’rast me votim unanim u zgjodhën Jetish Maloku në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe z.Veton Shabani në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Gjithashtu lexoni:

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?