KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, mbrojtja përfundon me paraqitjen e provave
Siguri

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, mbrojtja përfundon me paraqitjen e provave

Kosova News
Kosova News 17:25 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, mbrojtja e Pjetër Shalës ka njoftuar se ka përfunduar me paraqitjen e provave të saj në këtë rast.

Kjo është bërë e ditur përmes një parashtrimi të mbrojtjes së Shalës i cili mbanë datën 15 janar 2024.

Sipas këtij parashtrimi, Mbrojtja e Shalës ka konfirmuar se nuk ka dëshmitarë për të thirrur dhe as prova shtesë për të paraqitur në këtë rast.

“Mbrojtja konfirmon se nuk ka më dëshmitarë për t’u thirrur ose prova shtesë për t’u paraqitur, përveç asaj që tenderohet në Kërkesën e sotme për pranimin e materialit dëshmues dhe kërkesën për pranimin e provave në përputhje me rregullën 155 të Rregullores, si pjesë të çështjes së saj në këtë fazë. Në përputhje me Rregullën 131 të Rregullores, Mbrojtja mbyll çështjen e saj”, thuhet në parashtrimet e Mbrojtjes së Shalës e përberë nga avokatet Jean-Louis Gilissen, Hédi Aouini dhe Leto Cariolou.

Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrotja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.

Në mars 2023 ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht ka filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Betimi për Drejtësi

Gjithashtu lexoni:

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?