KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një pjesëtar i Zonës Operative të Dukagjinit nis dëshminë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Një pjesëtar i Zonës Operative të Dukagjinit nis dëshminë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 16:51 -15/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur dëshminë, dëshmitari i mbrojtur 01493 në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Shumica e dëshmisë së tij është e mbyllur, mirëpo në prezantimin që ia bëri prokurori Nathan Quick, tha se dëshmitari ka qenë pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit dhe do të flasë për strukturën dhe marrëdhënien mes UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, FARK, të udhëhequra nga qeveria në ekzil.

Quik ka thënë se dëshmitari ka deklaruar se personi kryesor në UÇK ka qenë Hashim Thaçi.

Rreth marsit të vitit 1999, sipas prokurorisë, dëshmitari ka gjetur një dokument që supozohet të jetë nxjerrë nga Azem Syla dhe Jakup Krasniqi në një bazë të caktuar në Shqipëri. Dokumenti parashikon dhe tregon autoritetin ekskluziv të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe mohon autoritetin e qeverisë në ekzil. Dëshmitari jep informacion rreth trajtimit të personave kundërshtarë nga UÇK-ja, të perceptuar prej saj si të tillë, përfshirë këtu edhe ushtarë të FARK-ut dhe bashkëpunëtorë të pretenduar në Zonën Operative të Dukagjinit dhe në vende të caktuara në Shqipëri.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ose tre ditë. Seanca e së hënës është e para e këtij viti në rastin Thaçi dhe të tjerët, raporton koha.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?