Kryeimami i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka thënë se gjendja e Imamit, Zeqir Berisha, të rrahur në mbrëmjen e së enjtes, është tejet tmerruese.
Ai tha se bashkë me kolegët e tij e kanë vizituar Imamin i cili po trajtohet në QKUK, duke njoftuar se ai është lënduar rëndë.
Jashari tutje tha se e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe të dyshuarit të sillen sa më shpejt para drejtësisë.
“Ne s’kemi diçka konkrete për rastin. E kemi vizituar bashkë me kolegët tanë, e pamë gjendjen e hoxhës është shumë e rëndë, e dënojmë fuqishëm këtë sulm ndaj Imamit. Gjendja e tij është tejet serioze, tmerruese dhe shumë lënduese”, tha Jshari për Klan Kosova.
Lexo edhe:
Jashari tha për të dyshuarit se ka dëgjuar për ta, por shtoi se nuk kanë asgjë për të thënë tash për tash.
a“Besojmë në organet e rendit dhe shohim çfarë detaje do të sjellin ata dhe ata që e kanë bërë këtë sulm të sillen para drejtësisë”.
Lexo edhe:
Kryeimami poashtu tha se Imami Berisha ka pasur edhe në të kaluarën probleme me të dyshuarit, dhe për këtë ka qenë i njoftuar.
“Edhe në të kaluarën kanë pas telashe me disa persona për të cilët na ka njoftuar. Ata janë vetëm xhemat, deri më tani s’kemi vërejtje në punën e Imamit as nga fshati, asnjë vërejtje zyrtare. Jemi të kënaqur me angazhimin e tij që ka bërë në xhami dhe në fusha të tjera”, tha Jashari.
Zeqir Berisha është gjetur mbrëmjen e së enjtes në gjendje të rëndë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona.


