Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga disa persona.
Berisha është rrahur në xhaminë ku ushtron detyrën në fshatin Lupç.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Imami është goditur me mjete të forta, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, personat që dyshohet se kanë sulmuar Imamin Berisha janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Nuk dihen ende arsyet e sulmit të Imamit.


