KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ku dallojnë raketat “Omtas” që i ka Kosova me ato “Javelin”?
Siguri

Ku dallojnë raketat “Omtas” që i ka Kosova me ato “Javelin”?

Kosova News
Kosova News 22:40 -13/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njërin sistem raketor tashmë e ka Kosova, e tjetrin pritet ta ketë shpejt.

Në dispozicion, Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë e ka sistemin e fuqishëm turk “OMTAS”, por krahas tij po pritet të jetë edhe sistemi anti-tank amerikan “Javelin”, i cili u kthye në sensacion në rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë.

Të dyja janë armatime të specializuara të projektuara për të shkatërruar tanke dhe mjete të tjera ushtarake të blinduara.

Dallimet kryesore midis sistemit turk dhe atij amerikan përfshijnë origjinën, specifikimet teknike, dhe teknologjitë e përdorura për shqyrtim. Megjithatë, të dyja sistemet janë të përshtatshme për detyra të ngjashme dhe ofrojnë një mbrojtje efektive kundër mjeteve të blinduara.

Sistemi raketor “OMTAS” që ushtarët e FSK-së e posedojnë, ka një rreze veprimi prej 0.2 deri në 4 kilometra dhe është i pajisur me një kokë kumulative tandem, i cili mund të depërtojë në armaturën e të gjitha tankeve dhe mjeteve të blinduara modern.

“OMTAS” mund të përdoret kundër objektivave statike dhe lëvizëse, ndërsa karakteristikë e raketave është rezistenca e tyre ndaj zjarrit dhe plumbave.

Gjithashtu, një karakteristikë tjetër e sistemit turk është aftësia që të ndryshojë objektivin gjatë fluturimit dhe të gjuajë nga prapa.

“OMTAS” lëvizë drejt objektivit në bazë të rrezeve infra të kuqe, domethënë përmes nxehtësisë që lëshojnë motorët e tankeve dhe automjeteve të blinduara të armikut, ndërsa raketa kontrollohet nëpërmjet radio-lidhjes.

Pesha e sistemit “OMTAS”, duke përfshirë platformën e kontrollit dhe raketën në tubin e lëshimit është rreth 36 kilogramë.

Sistemi “OMTAS” është shfaqur për herë të parë në maj të vitit 2023 gjatë stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 2023” organizuar nga SHBA-ja në mes të vitit të kaluar, ndërsa Rrjeti Ballkanik i Sigurisë (BBM) raportoi se FSK-ja është ushtria e parë, duke përjashtuar Forcat e Armatosura të Turqisë që ekspozoi sistemin turk para publikut.

Sikurse “OMTAS”, edhe “Javelini” është një prej armëve më të sofistikuara në botë, e cila po ashtu mund të operojë në të gjitha kushtet e atmosferike, ditën dhe natën, madje nuk kërkon kontroll të mëtejshëm pas lëshimit të raketës në drejtim të objektivit.

Raketa që është përdorur në më shumë se 20 vende të botës, mund të kalojë 2 kilometra për afërsisht 14 sekonda.

Pesha e përgjithshme e sistemit është rreth 22 kilogramë, ndërsa raketa peshon rreth 15 kilogramë, dhe po ashtu e gjen cakun përmes rrezeve infra të kuqe.

Ushtari që e përdor mund të ripozicionohet menjëherë pas lëshimit të raketës. E cila mund të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pas lëshimit. Rrezen e veprimit e ka prej rreth 2.5 deri në 4.75 kilometra.

ShBA e përdori për herë të parë në Irak dhe Afganistan. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?