Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në Aeroportin e Prishtinës kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.
Ndryshe Kryeministri i Irlandes nesër do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas me presidenten e vendit Vjosa Osmani.


