KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbaron dëshminë Safet Gashi në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës
Siguri

Mbaron dëshminë Safet Gashi në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

Kosova News
Kosova News 14:04 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbarua dëshminë e tij, dëshmitari i 10-të i mbrojtjes, Safet Gashi në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë fundit të dëshmisë së tij, për këtë dëshmitar kishte pyetje mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues, raporton Betimi për Drejtësi.

Mbrojtësi i viktimave, avokati Simon Laws dhe anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Gilbert Bitti e morën në pyetje këtë dëshmitar në sesion privat.

Pas kësaj seanca vazhdoi në sesion privat ku prokuroria dhe mbrojtja po i paraqesin disa parashtrime lidhur me çështjen gjyqësore.

Gashi e pranon se ka dallime në deklaratat e tij pranë ZPS-së dhe atyre të sotme, gjykatësja i kërkon përgjigje të sakta

Paraprakisht dëshmitari Safet Gashi e pranoi se ka dallime në deklaratat që i ka dhënë më herët pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe dëshmisë që po e jep tani në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

“Ka dallim, e pranoj! Ama dallimi, munet me harru njeri sikur unë që kam harru. Jam kanë në 2019 shtator, unë kam menu që jam kanë në 2019 në prill, e patë edhe vetë gabimin që e kam ba se e kam harru, harron njeri. 5 vjet kanë kalu se le ma po më folni për do fjalë që kanë ndodhë para 25 vite, zonja prokurore, kam harru”, tha dëshmitari Gashi.

Përpara kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ia tërhoqi vërejtjen Gashit lidhur me kontradiktat në mes deklaratave të tij.

“Ju lutem përpiquni që të përgjigjeni në mënyrë sa më të saktë që keni mundësi, në mënyrë që të shmangen keqkuptime të ndryshme, a e kuptoni këtë? Pesha e vlerësimit të dëshmisë tënde bëhet më vonë, por ju inkurajoj që të thoni të vërtetën sepse këtu jemi për të gjetur të vërtetën, për të gjetur faktet. Nëse nuk jeni i saktë në përgjigjet tuaja, kjo punë bëhet për ne e vështirë”, tha Veldt-Foglia.

Ajo i tha dëshmitarit se mospërputhja në mes deklaratave të tij, ngrit pikëpyetje për t’u gjetur e vërteta.

“Ju u ballafaquat me disa mospërputhje të mundshme në mes asaj që ke thënë në deklaratat e dhënë ZPS-së dhe asaj që po deklaron në gjykatë dhe ne do ta vlerësojmë këtë më vonë, por kjo ngrit disa pikëpyetje të rënda dhe serioze për faktin se ku është e vërteta. Thjesht desha t’ua kujtoj këtë”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Pas mbarimit të kësaj pjese të pyetjeve, me kërkesë të prokurores Gaia Pergolo, seanca kaloi në sesion privat për të vazhduar me pyetje të tjera për dëshmitarin.

Vazhdon në Hagë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Gjithashtu lexoni:

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?