KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon në Hagë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës
Siguri

Vazhdon në Hagë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Kosova News
Kosova News 08:37 -10/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas pushimit dimëror në Dhomat e Specializuara të Kosovës, sot për të dytën ditë me radhë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë javës janë paraparë të mbahen katër seanca në `rastin Shala`.

Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 10 i mbrojtjes, Safet Gashi, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. Dëshmitari, dje, ka thënë se nuk e di që UÇK-ja ka arrestuar apo ndaluar dikë. Ai tha se UÇK-ja nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë.

Gjatë pjesës së dytë të seancës së djeshme, dëshmitari Gashi është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e përfaqësuar nga prokurorja Gaia Pergolo.

Dëshmitari Safet Gashi do të vazhdojë dëshminë e tij edhe gjatë ditës së sotme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përkatësisht në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Ndryshe sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’) i stacionuar në Kukës, Shqipëri. Aktakuza kundër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i redaktuar u bë publik më 15 prill 2021. Më 18 tetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të ndryshojë aktakuzën në mënyrë që të ofrojë nivelin e kërkuar të konkretitetit dhe të qartësisë lidhur me pjesëmarrjen personale të të akuzuarit në incidente. ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e korrigjuar më 1 nëntor 2021. Kjo ishte aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar, të përfaqësuesit të viktimave dhe të Mbrojtjes. Më 6 korrik 2023, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.

Ndërsa në rastin e ish- krerëve të UÇK-së seancat do të fillojnë më 15 janar.

Gjatë muajit janar sipas kalendarit të Dhomave të Specializuar, do të jenë në tërësi 16 seanca gjyqësore, në dy rastet gjyqësore ish- krerët e UÇK-se dhe në të tjerat ‘Shala’.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 10/01/2024 10/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?