KosovaNews sot rapotoi ekskluzivisht se Telekomi i Kosovës ka fituar betejën në Gjykaten e Arbitrazhit në Zvicër ndaj kompanisë PAYKOS.
Këtë lajm e mirëpriti deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Ai tha se dikur Telekomi zhvatej deri në shkatërrim dhe nga një ndërmarrje në prag të falimentimit, tani po kthehet suksesshëm në profitabile.
‘’Kur humbiste Telekomi, pasuroheshin politikanë. Tash po përfiton shteti’’, përfundoi Rrustemi.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke thënë se kjo është një tregues i përkushtimit të menaxhmetit aktual dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për të mirën e ndërmarrjes dhe interesit të përgjithshëm publik.
Ajo tutje tha se për vite me radhë Telekomi ishte keqmenaxhuar dhe dëmtuar rëndë nga kontratat korruptive. Kontrata këto që kishin për qëllim pasurimin e paligjshëm të individëve e grupeve të caktuara në kurriz të Telekomit. Por nuk do të ndodhë më.


