Kolonat e gjata janë krijuar në rrugët e kryeqytetit, në pasditën e të martës.
Numri i madh i veturave në disa zona të Prishtinës ka krijuar bllokim në komunikacion.
Një situatë e tillë aktualisht është edhe në rrugën “Agim Ramadani”.
Kosovanews sjell pamje se si është stërngarkuar kjo rrugë, ku është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

Situata e tillë e kaosit në komunikacion është shkaktuar ditëve të fundit pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit në Kosovë.



