KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kur lindi vërtet Jezusi?
Lajme

Kur lindi vërtet Jezusi?

Kosova News
Kosova News 12:41 -24/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumica dërrmuese e të krishterëve në mbarë botën festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor të çdo viti. Megjithatë, ka interpretime të ndryshme historike në lidhje me datën e vërtetë të lindjes së Jezusit, të cilat pjesërisht devijojnë nga traditat tona të Krishtlindjeve. Focus.it sjell dëshmitë e disa studiuesve, sipas të cilëve viti i lindjes së Jezusit duhet të vendoset pak më herët se data aktuale. 

Në shekujt e parë të krishtërimit, askush nuk e kishte përcaktuar me siguri ditëlindjen e themeluesit të tij. Dhiata e Re, nga ana tjetër, nuk jep ndonjë tregues të saktë për këtë çështje. Data 25 dhjetor filloi të përmendet që nga shekulli III-IV dhe që atëherë u bë më e përhapura.

Arsyeja, sipas shumë studiuesve, duhet të gjendet në koincidencën me përvjetorët e lashtë paganë të Sol Invictus dhe Saturnalia, të njohura më parë dhe të festuara gjatë solsticit dimëror. Duke fiksuar Krishtlindjet në të njëjtën datë, feja e re do të mbivendosej me kultet e mëparshme. Të dhëna të marra nga Ungjijtë do të përjashtonin gjithashtu mundësinë që Jezusi të kishte lindur në dhjetor. Një prej të cilëve është historia e ungjillit të Lukas, i cili flet për praninë e barinjve jashtë grazhdit, të cilët erdhën “të rrinin zgjuar natën duke ruajtur kopenë e tyre”. Përveç vështirësisë për të qëndruar jashtë në muajt e ftohtë, kopetë zakonisht zhvendoseshin në pranverë.

Nëse dita dhe muaji i saktë janë shumë të vështira për t’u identifikuar, burimet historike japin më shumë informacion mbi vitin e mbërritjes së Jezusit në botë. Një nga hipotezat më të njohura është ajo që merr frymëzim nga Ungjilli i Mateut, i cili e vendos atë në vitet e fundit të mbretërimit të Herodit të Madh, sundimtar i Judesë i cili vdiq në vitin 4 para Krishtit. Ajo që i ndërlikon gjërat është regjistrimi i popullsisë, që Dhiata e Re e tregon si bashkëkohore me lindjen e Krishtit. Duke supozuar se nuk kishte një tjetër që daton në vitin 8 para Krishtit, regjistrimi i vetëm për të cilin jemi të sigurt daton në vitin 6 pas Krishtit dhe u shpall nga guvernatori romak i Sirisë dhe Judesë, Publius Sulpicius Quirinius, që mbretëronte nën perandorin Augustus.  Edhe në këtë rast dilema është larg zgjidhjes.

Çelësi i përpjekjes për të dhënë një shpjegim më të sigurt, sipas disa studiuesve, duhet të gjendet edhe në astronomi. Gjatë shekujve nuk kanë munguar përpjekjet për të identifikuar “kometën” që udhëhoqi tre mbretërit (më e famshmja u bë nga astronomi John Kepler midis shekujve 16 dhe 17).

Në këtë drejtim, një nga teoritë më të fundit u formulua nga Grant Mathews, drejtor i Qendrës për Astrofizikë në Universitetin e Notre Dame në SHBA. Duke ndërthurur burimet historike dhe fetare me të dhënat e NASA-s, ai identifikoi një rreshtim të rrallë astral midis Tokës, Diellit dhe të paktën një planeti tjetër, i dukshëm nga Judea në vitin 6 para Krishtit. Çuditërisht, ky takim përkon me vitin e parafundit të mbretërimit të Herodit. Një rrethanë që forcon tezën sipas së cilës “Krishtlindja e parë” mund të vendoset rreth atij viti.

Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 24/12/2023 24/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?