Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.


