KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë u pamundësohet votimi në Serbi
Lajme

Shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë u pamundësohet votimi në Serbi

Kosova News
Kosova News 19:55 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët nga Medvegja, Bujanoci e Preshevë, që prej vitesh jetojnë në Kosovë, janë ankuar se u është pamundësuar pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Serbi, si pasojë e pasivizimit të adresave dhe marrjes së dokumentacionit. E kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe kryetari i lëvizjes “Vatra”, Kushtrim Kadriu, shpreh vërejtjen që megjithëse ka alarmuar për këtë, çështja e shqiptarëve të Luginës nuk është ngritur asnjëherë në dialogun e Brukselit

Shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, që jetojnë në Kosovë, do t’u pamundësohet votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen të dielën.

Disa nga këta qytetarë, që prej vitesh janë vendosur në Fushë-Kosovë, theksojnë se votimi në zgjedhje u është bërë i pamundur si pasojë e pasivizimit të adresave nga shteti serb.

Njëri prej tyre, Rahon Pajaziti, ka thënë se me gjithë që bashkë me familjen posedon tokë në Medvegjë, ai nuk figuron në listë të votuesve.

 “Vëllai e ka kontrolluar, nuk jemi atje hiç, kurrkund hiç nuk jemi…. Duhet me shku, si nuk duhet me shku, pasi jemi qytetarë të atjehit, duhet me shku… Po masi nuk kemi vendbanim, nuk kemi kurgjo, ne jemi të shlyer prej atjehit”, ka thënë ai.

E Halil Hiseni, i cili prej pesë dekadash punon në Gjermani, e ka ardhur për vizitë te familja në Fushë-Kosovë, ka thënë se megjithëse i është pasivizuar adresa e banimit në Medvegjë, ai të dielën do të shkojë për të votuar në zgjedhjet serbe.

“Kam ardhur tona herët që u dashtë me votu. Jam i fshatit Topallë, komuna e Medvegjës. Medvegja është mjerim i madh që na kanë çlajmëruar. Edhe ata vetë kanë thanë që kemi me pru në dy për qind, që jemi kanë në 1981, 46 për qind shqiptarë janë kanë në Medvegje. E sot nuk janë as 2 për qind. Po shkojmë po votojmë, kur të vijë koha me shku me votu si nesër që po mendojmë me shku, mbesim nëpër kufi derisa të kapërcen vakti atje, ka ndodh, keni pa edhe vetë, s’kemi çka me thanë”, ka deklaruar ai, shkruan koha.net

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal në Gjilan dhe kryetar i lëvizjes “Vatra”, ka thënë se që nga viti 2005 ka alarmuar për pasivizimin e adresave dhe për marrjen e dokumenteve të shqiptarëve të Kosovës lindore. Ai ka shprehur vërejtjen se kjo çështje nuk është ngritur asnjëherë në dialogun e Brukselit.

“Mendoj që rreth 90 për qind e banorëve të shpërngulur nga Kosova lindore që jetojnë në Republikë të Kosovës janë pasivizuar dhe dokumentet e tyre nuk janë valide, e në këtë rast edhe ata nuk mund se si të votojnë jo vetëm në zgjedhjet parlamentare por edhe në ato lokale dhe kanë humbur të gjitha të drejtat…Nuk e kanë bë një nga kushtet parësore të dialogut Kosovë-Serbi, e në këtë rast, kjo padrejtësi do t’ju përmirësohet këtyre qytetarëve dhe në këtë rast ato do të mund t’i gëzonin të drejtat e tyre si qytetarë”, ka deklaruar Kadriu.

Edhe në një raport të publikuar javë më parë në Beograd nga Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut, është bërë e ditur se rreth 3 mijë e 500 shqiptarë të Luginës së Preshevës janë fshirë nga listat e votimit në Serbi. Aty u theksua se pasivizimi është përdorur si instrument politik për të ndryshuar strukturën demografike dhe etnike të jugut të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?