Reshje shiu e reshje bore do të ketë kohë pas kohe në Kosovë në fundjavën e 16 dhe 17 dhjetorit, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit të motit për fundjavë, të shtunën do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu e bore dhe me temperatura minimale që do të jenë në minus. Minimalet do të sillen nga -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 0 në 1 gradë celsius.
Të dielën do të jetë më ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 4 deri – 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.


