Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Lamir Thaçi, ka thënë se këtë vit janë asgjësuar nga AUV-i rreth 1.2 milionë kilogramë/litra produkte ushqimore, ndërsa ka thënë se janë kryer mbi 50 mijë kontrolle.
“Nga fillimi i vitit deri më tash kemi realizuar mbi 50 mijë kontrolle edhe në kufi, por edhe brenda territorit, ndërsa prej atyre pastaj kanë buruar edhe masa ndëshkimore, sipas ligjit. Në secilin rast kur ekipi ka vlerësuar se produkti i plotëson kriteret për konsum, atëherë ka vendosur për masën e asgjësimit. Gjatë këtij viti janë asgjësuar rreth 1.2 milionë kilogramë/litra, varësisht nga njësia matëse e produktit, që janë vlerësuar se si plotësojnë kriteret për konsum”, ka thënë Thaçi në emisionin “SOT” në KTV.
Thaçi ka thënë se ka pasur raste kur bizneset kanë raportuar vetë kur kanë parë ndryshime në produkt, e po ashtu ka raste që janë zbuluar nga inspektorët, por thotë se numër i madh i rasteve është raportuar edhe nga konsumatorët.


