KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës
Arsim

Lansohet plani për arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 14:13 -11/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka lansuar planin e veprimit për barazi gjinore 2023\4-2026. I njëjti u tha se do eliminojë pabarazinë në jetën akademike, do të ketë gjithëpërfshirje dhe do të luftojë stereotipet.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se përfshirja e grave në postet drejtuese në UP është e një rëndësie të veçantë.

Ai shtoi se angazhimi për barazi gjinore shtrihet edhe në pjesën qenësore të kurrikules në mënyrë që barazia dhe diversiteti gjinor të integrohen si vlera thelbësore të programeve arsimore.

“Përfshirja e grave në postet drejtuese në UP është e rëndësisë të veçantë. UP-ja njeh talentin dhe ekspertizën dhe perspektivën që sjellin gratë me angazhimin e tyre në botën universitare dhe universin e dijes si tërësi. Duke promovuar dhe fuqizuar në mënyrë aktive gratë në rolet drejtuese ne pasurojmë proceset tona të vendimmarrjes, forcojmë strukturën e institucionit tonë, zgjerojmë horizontet e ideve dhe realizojmë dhe ruajmë rezultatet e idealit tonë kolektiv për një mjedis të barabartë për të gjithë. Angazhimi ynë për barazi gjinore shtrihet po ashtu në pjesën qenësore të kurrikula që ne hartojmë në mënyrë që të integrojmë barazinë dhe diversitetin gjinor si vlera thelbësore në programet tona arsimore. Është jetike që studentët tanë të edukohen me përmbajtje që mishëron gjithëpërfshirje dhe sfidon sterotipet”, tha ai.

Miratimin e këtij plani të veprimit e mirëpriti ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se do të përmirësojë qasjen në arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës.

“Rruga për barazi gjinore në shoqërinë tonë është më afër se kurrë më parë, edhe pse akoma jemi shumë larg ideales dhe asaj që dëshirojmë. Ky plan veprimi synon të përmirësojë qasjen në arritjen e barazisë gjinore në Universitetin e Prishtinës…Si Qeveri e Republikës së Kosovës ne në përpjekjet tona për të ndërtuar një realitet të ri kemi vazhduar me një varg masash afirmative të cilat ne besojmë se do të ndihmojnë në aspektin e arritjes së barazisë”, tha Nagavci.

Në anën tjetër, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, tha se kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe për arritjen e barazisë gjinore në jetën akademike.

“Kjo iniciativë shënon një përpjekje shumë të madhe përpara në aktivitetin tonë të përbashkët për barazi gjinore në jetën akademike…Plani për barazi gjinore krijon standardin e ri për zotimin tonë për barazi gjinore në kuadër të botës akademike. Suedia me shumë krenari e mbështet këtë aktivitet që synon rritjen e barazisë gjinore në Kosovë”, theksoi Westerlund.

Hartimi i këtij plani është bërë në bashkëpunim mes Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 11/12/2023 11/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?