R.B. 71 vjeç ka vdekur aksidentalisht sot në Mushtisht të Suharekës, pasi ka rënë nga një pemë, prej lartësisë 2-3 metra.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit.
“Sot me datë 10.12.2023, rreth orës 11:00 nga emergjenca në Suharekë është raportuar për një vdekje aksidentale. Policia sapo e ka marrë informtën ka shkuar ne drejtim të vendit të ngjarjes, incidenti kishte ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës. Dyshohet se viktima R.B. 71 vjeç ka rënë nga një pemë, nga lartësia 2-3 metra , me atë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.
“Lidhur me rastin është hapur rast vdekje aksidentale. Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha ai.


