KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE-ja deklarohet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
Lajme

OSBE-ja deklarohet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:31 -10/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet në Serbi po afrohen, ndërsa serbët e Kosovës që kanë edhe shtetësi serbe, nuk do të mund të votojnë brenda territorit të Kosovës pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy vendeve. Ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kërkesa duhet të vijë direkt nga Serbia si palë e interesuar. Ndërsa, analistët thonë se është mirë të gjenden modalitete në përputhje me ligjet në Kosovë.

Edhe pse Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi, kjo nuk do të mund të realizohet nëse nuk ka një marrëveshje të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, ka deklaruar ditë më parë kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Në pyetjen e Radio Kosovës drejtuar misionit të OSBE-së në Kosovë, nëse janë të gatshëm për procesin e mbledhjes së votave të serbëve të Kosovës, dhe nëse ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, duke votuar brenda vendbanimeve të tyre në Kosovë, në përgjigje thuhet se ky mision ka nevojë për konsensus të të gjitha palëve për këtë çështje.

“Misioni gjithashtu ka nevojë për mbështetje nga institucionet e Kosovës dhe kryesorja është nevoja për siguri nga Policia e Kosovës, si ofrues i parë i sigurisë. Për momentin, këto kushte nuk ekzistojnë”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së në Prishtinë.

E nëse Qeveria e Kosovës ka pasur një kërkesë nga misioni i OSBE-së në Kosovë për të lejuar qytetarët serbë të votojnë brenda territorit të Kosovës, zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, përmes një përgjigje në formën elektronike për Radio Kosovën, ka thënë se në takimet e mëparshme të kryeministrit Kurti me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, dhe ambasadorët e QUINT-it, është diskutuar edhe kërkesa e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Në këto takime, kryeministri Kurti ka thënë se është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Ndërsa, analisti politik, Artan Muhaxhiri, tha se do të ishte mirë që kryeministri Kurti të gjejë një modalitet për t’i ofruar votimin pakicës serbe, por duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo duhet të bëhet duke respektuar ligjet e kushtetutshmërinë dhe vullnetin politik të Qeverisë së Kosovës. Në fakt në të kaluarën ky proces nuk ka qenë problematik. Por, tani edhe për shkak të momentumit delikat të procesit të dialogut dhe për një lloj ndryshimi negativ të qasjes së Serbisë kundrejt Kosovës dhe dialogut në përgjithësi, atëherë edhe rrethanat kanë ndryshuar”, tha Muhaxhiri.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  në Serbi, ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 10/12/2023 10/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?