Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO) të shtunën përshëndeti vendimin e OKB-së për rezolutën që shpall 30 majin si Ditën Ndërkombëtare të Patates.
Sipas FAO-s, kjo do të ndërgjegjësojë opinionin publik për rolin kyç të patateve në luftën kundër kequshqyerjes.
Të premten, OKB-ja miratoi rezolutë që shpalli 30 majin si Ditën Ndërkombëtare të Patates.
FAO beson se shënimi i asaj dite do të “theksojë rëndësinë e patateve për bujqësinë globale, ekonominë e zhvillimit dhe sigurinë ushqimore”.
Propozimi u paraqit nga Peruja, ndërsa OKB-ja e shpalli vitin 2008 si Viti Ndërkombëtar i Patates.
Disa mijëra varietete patate rriten në Peru, dhe Qendra Ndërkombëtare e Patates ndodhet në atë vend.
Patatja, me origjinë nga rajoni i Andeve të Amerikës së Jugut, erdhi në Evropë në shekullin e 16-të dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Patatja është një kulturë miqësore me klimën pasi prodhon nivele të ulëta të emetimeve të gazeve serrë në krahasim me bimët e tjera të ngrënshme.


