KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet në Kosovë “bosi i drogës”, Gëzim Çela
Siguri

Arrestohet në Kosovë “bosi i drogës”, Gëzim Çela

KosovaNewss
KosovaNewss 19:49 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gëzim Çela, i cili njihet si “baroni i drogës” në Shqipëri, është arrestuar të premten në Kosovë, raporton “Euronews”.

Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

Gëzim Çela ishte shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrpusionit (SPAK) në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj.

Çela, që ka pasur bazën në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ka qenë i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”.

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë-Kuqe për trafik droge. Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Çelës në Fushë-Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Evropës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinës në Kukës u arrestua shtetasi Erald Hysolli, me shtatë kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në Prishtinë u arrestuan në flagrancë tre persona, si dhe u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë-Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu nëntë armë, tre snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës dy muaj më parë. Kur policia rrethoi shtëpinë e Çelës në Mamurras, ai nuk ishte aty.

Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

KosovaNewss 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?