KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pensionohet prokurorja që ngriti aktakuza ndaj ish-ministrave e disa inspektorëve të Komunës së Prishtinës
Lajme

Pensionohet prokurorja që ngriti aktakuza ndaj ish-ministrave e disa inspektorëve të Komunës së Prishtinës

Kosova News
Kosova News 12:52 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 13 dhjetor të këtij viti do të pensionohet Drita Hajdari, një prej prokuroreve më të suksesshme në Kosovë.

Hajdari, në një konferencë për media të premten, bëri të ditur se do të pensionohet të mërkurën e javës së ardhshme.

Në këtë rast, prokurorja e cila ndërtoi aktakuzën për Masakrën e Mejës, tha se nuk do ta përfaqësojë në gjykatë këtë aktakuzë. Tha se rasti i është transferuar prokurorit special Ilir Morina.

“Unë nuk do ta përfaqësoj këtë rast sepse unë më 13 dhjetor do të pensionohem, dhe rastin në gjykatë do ta përfaqësojë prokurori Ilir Morina”, ka thënë Hajdari.

Kush është Drita Hajdari?

Drita Hajdari ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universiteti të Prishtinës në vitin 1983.

Një vit pas diplomimit, ajo fillimisht ka filluar të punonte si gjyqtare deri në vitin 1990 kur filloi kriza në ish-Jugosllavi.

Menjëherë pas luftës në Kosovë, Hajdari u emërua prokurore, në kohën kur i tërë sistemi i drejtësisë administrohej prej Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Që nga viti 2013, ajo u emërua prokurore speciale në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

SI prokurore speciale, Drita Hajdari ka hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet më sfiduese dhe problematike të Kosovës.

Prokurorja Drita Hajdari ishte caktuar në Departamentin për krime lufte në Prokurorinë Speciale. Këtë përgjegjësi e kishte marrë vullnetarisht pas dështimit për disa muaj për t’i zgjedhur tre prokurorë në kuadër të këtij departamenti.

Hajdari do të mbahet mend si prokurorja e cila ngriti aktakuzën e parë për krime lufte kundër një politikani të lartë në Kosovë, duke thyer mitin e komandantëve të paprekshëm nga prokurorët vendës.

Para tetë vitesh, më 2016, ajo hapi një rast të krimeve të luftës që përfshinte gjithë kreun e UÇK-së.

Prokurorja Hajdari hetoi vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor 1998 në rajonin e Malishevës. Vrasjen e tyre, sipas aktakuzës, e kishte kryer UÇK-ja. Përgjegjësinë e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ngriti aktakuzë kundër Fatmir Limajt, ish -komandant i Brigadës 121.

Prokurorja Hajdari kishte ngritur ndjekur penalisht ish-ministrat Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri. Të dy ishin shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ajo kishte ngritur aktakuzë edhe për ndërtimet e egra dhe degradimin e Prishtinës kundër dhjetë inspektorëve komunalë.

Së fundmi, Hajdari hetoi rastin e Mejës, masakrës më të madhe të luftës në Kosovë. Në aktakuzën për këtë masakër përfshihen 53 persona.

“Masakra e Mejës”, prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Gjithashtu lexoni:

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Ky është çmimi i naftës për sot

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Kosova News 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?