KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Është pezulluar nga detyra
Siguri

Maqedonci për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Është pezulluar nga detyra

Kosova News
Kosova News 23:57 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi se pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokolla, i akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Liridona Ademajt, është pezulluar nga detyra.

“Si rasti i fundit kur gjykata faktikisht kur prokuroria e adreson këtë çështje dhe merret me individin, detyrë e jona është normalisht sipas rregulloreve që të pezullojmë, pra ta suspendojmë nga detyra për t’i dhënë mundësinë organeve të tjera të bëjnë hetimet e nevojshme, por edhe gjykatës që të kryejë punën e saj. Mirëpo, megjithatë ne vazhdojmë, kemi edhe ekipin e hetimeve brenda Policisë Ushtarake, ekip i cili realizon hetime, në rast se lidhet diçka me FSK-në edhe me kohën kur ka shërbyer aty që ndërlidhet edhe me krimin e supozuar jashtë”, tha Maqedonci.

Ai thotë se në momentin që ai shpallet fajtor, atëherë automatikisht largohet nga FSK.

“Ne në vazhdimësi ndjekim procesin gjyqësor, normalisht jo vetëm për të mbështetur aspektin e prokurorisë, por gjithashtu edhe për të shikuar edhe aspektin e ligjshmërisë të akuzës, pra në njëfarë forme, ne shikojmë edhe aspektin e mbrojtjes së drejtave të ushtarëve kur ballafaqohen me këto raste, por në momentin shpallet fajtor, atëherë largohet automatikisht nga FSK”, tregoi Maqedonci.

Këtë rast, ai e vlerëson si rast të izoluar dhe nuk e përjashton se mund të ketë individë që mund të kryejnë akte të këqija jashtë institucionit.

“Vlerësojmë se janë raste të izoluara. Një gjë duhet ta kemi parasysh se ushtria del prej popullit, pra qytetarët e këtij vendi e bëjnë ushtrinë. Çka është dallimi, është që normalisht ne jemi konsideruar ndër vite si institucioni më kredibilitetin më të lartë. Ne e kemi një kulturë të veçantë brenda FSK-së siç e kemi edhe brenda Ministrisë së Mbrojtjes që vjen si rezultat i formësimit ushtarak, formësimit, rregullit, disiplinës e të gjitha të tjerave. Megjithatë, ne nuk e përjashtojmë kurrë mundësinë që nga radhët tona të ketë edhe individë të cilët mund të kryejnë akte të këqija në raport jashtë institucionit, mirëpo megjithatë ne kemi marrë masa qysh në fillim. Ne bëjmë vetingun. Bëjmë një kontroll të së kaluarës të secilit pjesëtar qytetar që i bashkëngjitet FSK-së. Ne në vazhdimësi bëjmë edhe kontroll. E kemi hierarkinë ushtarake e cila është e obligueshme që të mbikëqyrë çdo lëvizje, qoftë edhe e dyshimtë. Mirëpo normalisht ne nuk mund kontrollojnë çdo gjë 24 orë për secilin individ. Me të vërtetë, këto raste janë të izoluara”, deklaroi ministri Maqedonci për ATV.

Gjithashtu lexoni:

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?