Policia e Kosovës në orët e pasdites në Zveçan ka konfiskuar një motoskaf me shpejtësi të lartë i cili i përket kryeterroristit serb Millan Radojiçiqi i cili organizoi sulmin terrorist në Banjskë.
Në një fotografi të sigurar nga KosovaNews shihet skafi i Radojiçiqit i cili ishte i fshehur në një depo.
Sipas burimeve të KosovaNews depoja në të cilën është gjetur ky skaf është e mikut të tij Radule Stevic. ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq është i sanksionuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me mikun e tij Radule Stevic.



