Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell gjatë dëshmisë së saj në Hagë ka thënë se shqiptarët e Kosovës të cilët kishin afërsi apo miqësi me serbët apo pakicat e tjera konsideroheshin kolaboracionistë nga UÇK-ja.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores, Deborah Mayer, dëshmitarja Mitchell tha se kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes së NATO-s edhe pas saj.
“Gjatë kohës sime në Kosovë, si para ndërhyrjes së NATO-së dhe më pas, shqiptarët e Kosovës që mund të ishin miq ose mbase mund të kishin pasur shokë serbë apo fqinjë që ishin pjesë e pakicave, këta persona konsideroheshin në thonjëza kolaboracionistë dhe shenjëstroheshin nga UCK-ja dhe mbështetësit e tyre asokohe”, tha Mitchell.
Prokurorja Mayer i tha dëshmitares se kjo është edhe ajo që ka dashur të thotë në raportin e OSBE-së.
“Pra kjo është ajo që keni dashur të shtoni ju kur thoni në raport: Pavarësisht nëse ishin fajtorë ose jo ata konsideroheshin si kolaboracionistë?”, pyeti prokurorja Mayer gjë të cilën e pohoi Mitchell.
E pyetur se a i kujtohen raste kur serbët kishin mbrojtur komshinjtë e tyre shqiptarë të cilët më pas u bënë objekt shpagimi në periudhën e qershorit 1999. Mitchell tha se nj gjë e tillë ka ndodhur duke treguar se ishin vrarë disa serbë të moshuar të cilët nuk kishin bërë asgjë për t’u bërë viktima të shpagimit, shkruan Betimi për Drejtësi.
“Po. zona gjeografike që me kujtohet ka qenë zona e Prizrenit ku anëtarët e pakicës së zonës së Dragashit me sllavet mysliman kishin qëndruar gjatë fushatës së NATO-s dhe na raportuan se ishin kujdesur ose për tokën e fqinjëve apo për gjënë e gjallë apo për kulturën e tyre bujqësore. Ishin përpjekur t’i mbronin fqinjët e tyre shqiptarë në njëfarë mënyre. Pas konfliktit kur u kthyen të tjerët dhe kjo është relefktuar në raportin e Prizrenit dhe filluan të raportonin që i ngacmonin komuniteti i shqiptarëve të Kosovës jo domosdoshmërish fqinjët e tyre. Ne shuma në disa vende ku disa të moshuar serbë në atë zonë ishin vrarë , ishin ekzekutuar dhe ishte e qartë që këta persona të caktuar në fakt nuk kishin bërë asgjë për të qenë viktima shpagimi apo hakmarrje”, tha Mitchell.
Por se kush i kryen këto veprime, Mitchell tha se shpesh ishin shqiptarë të Kosovë që nuk ishin nga ai komunitet si dhe mund të mos kenë qenë me uniforma të UÇK-së.
“Shpesh ishin shqiptarë të Kosovës që nuk ishin të atij komuniteti, nuk i njihnin. Fshatrat ishin krejt të vegjël dhe ishte normale t’i njihnin njëri-tjetrin dhe familjarët. Shpesh raportohej që ishin shqiptarë të Kosovës por që nuk ishin nga ai komunitet. Mund të mos kenë qenë me uniforma të UCK-së, varej rast pas rasti’, tha Mitchell.


