KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Babai i Diana Kastratit: Rezultate të pamjaftueshme nga organet e rendit, të bëhen ndryshime
Siguri

Babai i Diana Kastratit: Rezultate të pamjaftueshme nga organet e rendit, të bëhen ndryshime

Kosova News
Kosova News 18:49 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gëzim Kastrati prej vitesh po mbart një dhimbje të madhe për vajzën e tij, Diana Kastrati, e vrarë në 2011 nga ish-bashkëshorti i saj.Ndonëse kanë kaluar 13 vjet, vrasësi i Dianës, ish-bashkëshorti i saj akoma vazhdon të jetë i lirë.Gëzim Kastrati, i ftuar në emisionin në RTV Dukagjini, ka thënë se gishti duhet të drejtohet kah organet e rendit dhe gjyqësorit.

Sipas tij, duhet të ndërrohen strukturat dhe të merren me çështjet e tilla.“Rasti ka ndodhur për mosveprim të organeve të rendit dhe gjykatave dhe deri më tani nuk është zbardhur rasti. Gjithmonë ka ngritur zërin që organet e rendit të merren me rastet por deri më tani nuk po shoh rezultate të mjaftueshme nga këto organe kompetente. Edhe rastet e mëhershme kanë qenë identike pothuajse me vrasjen e vajzës sime, kanë kërkuar urdhër mbrojtje por nuk është ofruar dhe ka ndodhur siç ka ndodhur rasti i Hamides.

Nga veprimet që po ndodhin, diçka nuk është në rregull me organet e rendit dhe gjyqësorit, duhet të ndërrojnë struktura, njerëzit, të marrin vendime, të merren me çështje, nuk janë 3 apo 13 por janë 50 raste. Nuk shoh veprime dhe përmirësime”, tha ai.Sa i përket dorasit të vajzës së tij, Dianës, Kastrati thotë se përkundër që kanë kaluar 13 vjet, njëjti nuk është kapur ende.

Ai thotë rasti ende nuk është zbardhur, ndonëse para tri viteve dyshohet se dorasi i Dianës është identifikuar në Spanjë, por që ky shtet nuk e ka bërë ekstradimin e tij për shkaqe të situatës politike.“Është shqetësuese përkundër gati 13 viteve që ka ndodhur rasti i vajzës sime që ka humbur jetën nga ish-bashkëshorti i saj, tani po dëgjojmë raste që po ndodhin në Kosovë. Organet e rendit, organet e drejtësisë jo vetëm që nuk e kanë zbardhur rastin por edhe atëherë kur ne jemi marrë si familje dhe kemi kërkuar ndihmë nga organet e rendit, nga gjyqësori nuk na është ofruar që në atë kohë, po flasim për vitin 2011.

Rasti ende nuk është zbardhur, i dyshuari është në arrati, ende nuk e dimë se ku është nuk kemi ndonjë përgjigje nga organet e rendit. Para tri viteve diçka është identifikuar në shtetin e Spanjës dhe na është dhënë si arsye se ai shtet nuk ka mundur ta ekstradojë rastin për shkak të situatës politike se Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës. Në atë shtet e kanë kapur për çështje të tjera kriminale.

Ky apel i imi është që nga 18 maji i vitit 2011 dhe gjashtë muaj para se me ndodhë rasti. Jemi marrë me organet e rendit por për fat të keq kanë qenë shumë amatorë në realizimin e detyrave të veta. Ndryshimi duhet të bëhet aty”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?