KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ thotë se ka pranuar e-mailin me formularin ku kërkohet shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore
Lajme

KQZ thotë se ka pranuar e-mailin me formularin ku kërkohet shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore

Kosova News
Kosova News 15:55 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar katër e-maila, prej të cilave tri e kanë të bashkangjitur formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se këto shkresa do të trajtohen dhe do të informojnë publikun.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-mail zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, siç raportuan mediat në gjuhën serbe në veri të Kosovës, në katër komunat veriore një grup i qytetarëve serbë kanë provuar të dorëzojnë një ‘kërkesë’ për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë ashtu siç parashihet në udhëzimin administrativ të miratuar kohë më parë, por sipas këtyre mediave kjo nuk ka qenë e mundur.

Në lidhje me këtë kryetari i Kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka thënë se kjo “kërkesë” e qytetarëve nuk i është dorëzuar zyrtarisht.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këto lloj iniciativash nuk janë në përputhje me udhëzimin administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvendësim të kryetarit.

Sipas tij, një kërkesë të tillë e ka parë në një mesazh në një telefon të dikujt tjetër.

“E kam pa që po qarkullon një kërkesë e tillë, por unë nuk kam marr zyrtarisht një kërkesë të tillë. E kam pa në një telefon, kërkesa i ishte drejtuar ekzekutivit që s’janë të kënaqur me punën e komunës dhe të kryetarit dhe po kërkojnë shkarkimin e që është në kundërshtim me udhëzimin administrativ. Ne nuk merremi nëse nuk na vjen ndonjë kërkesë me shkrim”, ka thënë Uglani. 

“Kërkesë për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri”, Uglanin: S’kam pranuar asgjë zyrtarisht

Gjithashtu lexoni:

Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

Tentim vrasje në Viti

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve
13:57 -09/05/2025
Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla
13:25 -09/05/2025
Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk
13:04 -09/05/2025
Haradinaj: Ilirin e Hazirin do t’i nderojmë dhe përkujtojmë përjetë
12:41 -09/05/2025
Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së
12:17 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?