KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqëria civile thotë se ka mbetur në udhëkryq: Qeveria dështoi me reformën në drejtësi
Siguri

Shoqëria civile thotë se ka mbetur në udhëkryq: Qeveria dështoi me reformën në drejtësi

Kosova News
Kosova News 11:52 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO), në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, kanë mbajtur tryezën “Reforma në drejtësi”, duke kritikuar Qeverinë për të cilën thanë se reforma e nisur në drejtësi ka mbetur në udhëkryq.

Betim Musliu, nga IKD tha se është dëshpëruese që në këtë tryezë nuk po marrin përfaqësues të pushtetit, që sipas tij, nuk janë të gatshëm që të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë.

Ai tha se ka pasur dështime të projektligjeve që janë miratuar në Kuvend dhe se reforma ka mbetur në udhëkryq.

“Kemi pakënaqësi dhe kritikë të institucioneve që për fat të keq nuk janë pjesë e këtij paneli përkundër konfirmimit që i kanë bërë. Kjo Qeveri që është në pushtet një ndër premtimet që i ka pasur ka qenë pikërisht drejtësia, reforma e shumëpritur e nevojshme në sistemin e drejtësisë. Kjo tash është dëshpëruese kur i kemi në pushet nuk i kemi të gatshëm të vijnë të ballafaqohen me temat për reformat në sistemin e drejtësisë. Kemi pasur dështime të projektligjeve që janë miratuar në Kuvend e sot reformën e kanë lënë në një udhëkryq të madh dhe ka nevojë të jepet një rrugëzgjidhje, por kjo rrugë zgjidhje nuk po dihet ende cila do të jetë”, ka thënë Musliu.

Edhe Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e Lëvizjes “FOL”, pati kritika për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve në tryezë, ndonëse tha se erdhën në pushtet duke proklamuar ndryshime ato nuk po ndodhin.

“Është një fatkeqësi që na mungojnë përfaqësuesit e institucioneve tona. Erdhën në pushtet duke premtuar por qa kemi parë gjatë këtyre vite le shumë për të dëshiruar. Pavarësisht disa ndryshimeve e kem një institucion që janë shtuar punët po nuk kemi një gatishmëri të kësaj Qeverie të rrisë buxhetin në këtë institucion. Mund të them se mund të jetë një proces i dështuar nëse vazhdojnë kështu. Si përmbledhje reforma e shumë premtuar nga kjo Qeveri mund të them qe është reformë e dështuar”, ka thënë ajo, raporton EO.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, tha se Qeveria nuk ka punuar në luftën kundër korrupsionin edhe pse sa ishte në opozitë vazhdimisht kritikonte për këtë, .

Ai tha se Qeveria duhet që të bëjë reforma në përputhje me Kushtetutën dhe që mos të dështojnë.

“Në asnjë rast nuk e shohim reformën në drejtësi, as premtimet në reformat të mëdha as në fusha tjera. Tre vite ka ardhur kjo Qeveri dhe nuk ka luftë kundër korrupsionit po flasim në premtimin që ka qenë në boshtin e kësaj Qeverie. Vettingu duhet pasur parasysh amendamentet janë në Gjykatën Kushtetuese. I takon qeverisë që reformat ta bëjë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e saj mos të dështojnë”, ka thënë Shala.

Gjithashtu lexoni:

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Kosova News 05/12/2023 05/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?