KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: Dhuna në familje, sidomos ndaj gruas, dukuri gjithnjë e më shqetësuese
Siguri

Statovci: Dhuna në familje, sidomos ndaj gruas, dukuri gjithnjë e më shqetësuese

Kosova News
Kosova News 21:25 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dhuna në familje, e sidomos ndaj gruas, është dukuri që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Sipas Statovcit, Kosova ka përjetuar plagë të rënda dhe nuk mund të lejojmë që këto plagë të rëndohen, tash kur  duhet të shfaqim energjinë tonë si shtet i ri.

Ndërsa ka shtuar se kërkohet punë e përkushtim i të gjithëve për të shëruar këtë ‘defekt shoqëror’, që po shihet se jeton brenda nesh.

Postimi i plotë:

Raste të natyrave e moshave të ndryshme por me një të përbashkët: dhunë në familje, e viktima është kryesisht gruaja. Kjo dukuri po bëhet gjithnjë e më shqetësuese pikërisht sepse është bërë dukuri. Po jetojmë në kohën e lirisë e të shtetit tonë demokratik por nuk po e gjejmë dot mënyrën se si ta lirojmë mendjen nga prirjet maskuliste, patriarkale. Pra, nuk po e hapim dot mendjen për të qenë shoqëri që beson në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Dëmet e mëdha që i janë bërë për dekada, sistemit tonë të edukimit, duket se kanë lënë gjurmë të thella në dijen e ndërdijen sociale.

Kërkohet punë e përkushtim i të gjithëve e me të gjitha mjetet për të shëruar këtë ‘defekt shoqëror’, që po shihet qartë se jeton brenda nesh.

Unë jam e bindur se tradita jonë si popull i vjetër, përkushtimi jonë i sinqertë e kurajoz, do të arrijë ta identifikojë e më pas ta luftojë dhunën në bazë gjinore.

Kosova, ka përjetuar plagë të rënda dhe nuk mund të lejojmë që këto plagë të rëndohen, tash kur ne duhet të shfaqim energjinë tonë si shtet i ri.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin

Bashkim Jashari viziton Bazën Ajrore në Kuçovë, takon homologun shqiptar

Kapet rrjeti i kontrabandës në veri – 7 automjete të ngarkuara me mallra të dyshuara ndalohen nga Policia dhe KFOR-i

Policia i zbulon kapadaitë e TikTok-ut që tentuan të shkojnë viral duke shtënë me armë në Rahovec

Sekuestrohen mjete motorike në Leposaviq

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonia e Veriut dhe Britania nënshkruajnë Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik
20:00 -22/05/2025
Publikohet formacioni i sezonit në Europa League
19:30 -22/05/2025
Liberalizimi pa rregulla dëmton bizneset, DhTIK nis betejën ligjore kundër ZRRE-së
19:03 -22/05/2025
Gërvalla takon kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas
18:57 -22/05/2025
Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin
18:30 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?