Një grabitje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur të hënën në një lokal në Prishtinë.
Raportohet se një person i armatosur ka hyrë brenda lokalit nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të parave.
Siç bëhet e ditur, policia është në vendin e ngjarjes.


