Pas tri orësh ka përfunduar bastisja e argjendarisë në kryeqytet nga Policia e Kosovës, së bashku me zyrtarët doganorë, e cila dyshohet se ka të bëjë me rastin e grabitjes së një argjendarie më 22 nëntor në Suharekë.
Si redhojë e kësaj, mbrëmjen e se dielës policia është stacionuar në qendër të Prishtinës saktësisht tek argjendaria “Baraku”.
Si rezultat i hetimeve, fillimisht ishin arrestuar tre persona të dyshuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të grabitjes, përderisa hetimet drejt identifikimit dhe ndriçimit të rastit kanë vazhduar.
Gjatë zhvillimit të operacionit policor i dyshuari kryesor, Dukagjin Gashi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor.


