KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori negocion për shkatërrim të aktakuzës, Haxhiu: Nuk është rast i izoluar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky skandal nuk merr përmasat e asaj çfarë realisht është
Lajme

Prokurori negocion për shkatërrim të aktakuzës, Haxhiu: Nuk është rast i izoluar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky skandal nuk merr përmasat e asaj çfarë realisht është

Kosova News
Kosova News 17:50 -03/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas një shkrimi në media ku një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave.

Nga ky përfitim, Haxhiu thotë se prokurori Metush Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza vetëm 3 ditë para se merrte vendim Gjykata.

“Një grua me sy të mbyllur, që në njërën dorë mban peshoren dhe në tjetrën shpatën paraqet tash e me shekuj simbolin e asaj që e quajmë Drejtësi. E verbër karshi faktorëve të jashtëm të cilët nuk mund ta cenojnë prerjen objektive me shpatë të drejtësisë. Vetëm asisoj gjykimi mbetet i drejtë”, shkruan Haxhiu.

Ajo ka thënë se nuk është hera e parë që shohim lajme të tilla si ai i djeshmi që u publikua nga ‘Betimi për Drejtësi’ për mënyrën se si një prokuror po negocionte shkatërrimin e aktakuzës me qëllim përfitimin e parave.

“Kështu prokurori Metush Biraj ishte tërhequr nga aktakuza vetëm 3 ditë para se merrte vendim Gjykata. Për ne që kemi jetuar në Republikën e Kosovës e dimë që ky nuk është rast i izoluar dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky skandal nuk merr përmasat e asaj çfarë realisht është. Ky është njëri prej shembujve ku i fuqishmi amnistohet sepse drejtësia mund të blihet dhe i varfëri vuan dënimin”, thotë ajo.

Prandaj, sipas saj, vazhdojnë të insistojnë në domosdoshmërinë e një procesi të vettingut, të cilit proces, sipas saj, jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar.

“Vettingut jo pak zyrtarë nga drejtësia iu kanë frikësuar, sikurse kanë bërë me secilën inciativë tonën me qëllim reformën e thellë në drejtësi. Është shqetësues fakti që Këshilli Prokurorial, të cilët reagojnë për secilin status në rrjetet sociale, nuk kanë reaguar ende për këtë skandal”, thotë Haxhiu.

Ajo ka thënë se në vendin tonë nuk do të mund të ketë drejtësi të mirëfilltë pa u kthyer besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe ky besim nuk mund të kthehet pa e prerë qartë mendësinë e kaluar që ende nuk po shkon.

“Ndarja e qartë me këtë mendësi është procesi i vettingut që duhet ta nisim si shtet sa më parë sapo të jemi të zhbllokuar nga Gjykata Kushtetuese për t’ju drejtuar pastaj Kuvendit të Kosovës. Ashtu siç kemi thënë çdo vonesë në këtë drejtim i shërben vetëm qarkut të vjetër vicioz që nuk do të dali nga kjo valle e padrejtësisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 03/12/2023 03/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?