KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ritheksohet nevoja për themelimin e Policisë së Kryeqytetit
Siguri

Ritheksohet nevoja për themelimin e Policisë së Kryeqytetit

Kosova News
Kosova News 23:43 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kur para disa muajsh në një lokal në Prishtinë u vra një person dhe u plagosën me armë zjarri disa të tjerë, u rikthye në vëmendje nevoja për themelimin e Policisë së Kryeqytetit.

E, ditëve të fundit kur ndodhën dy vrasje brenda natës, prapë po shihet si e rrugës që procesi i themelimit të shtyhet përpara.

Sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala funksionimi Policisë komunale do t’ia lehtësonte nivelit qendror punën.

“Kryeqyteti do të kishte me pas mundësi që t’i përmbush kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të saj por njëkohësisht do kishte me liru nivelin qendror të Policisë së Kosovës të cilët do të merreshin me aktivitete tjera që do të ishin në domenin e krimeve të rënda, aso çfarë kemi hasur ditëve dhe javëve të fundit”, ka deklaruar njohësi i sigurisë, Drizan Shala.

Ndërsa koloneli në pension, Rrahman Sylejmani po e sheh në një formë tjetër.

Sipas tij, themelimi i Policisë së Kryeqytetit nuk do të ishte zgjidhje.

“Duhet që të forcohet dhe të ndryshohet struktura organizative, të mundësohet që stacionet policore të jenë më të shumta dhe më të pajisura, edhe këto ekzistuese të jenë më pajisur teknikisht me personel etj, që të jenë në gjendje të patrullojnë dhe funksionojnë”, ka deklaruar Rrahman Sylejmani, kolonel në pension.

Ligji për Kryeqytetin, që parasheh themelimin e policisë komunale, është miratuar në vitit 2018. Por që nga atëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Nga Komuna kanë thënë se proceduralisht nga ana e tyre ka përfunduar gjithcka, por tashmë është në dorë të Institucionit të Policisë.

Televizioni ka pyetur këtë të fundit se në çfarë faze është themelimi i saj, por nuk ka marrë përgjigje.

Policia e Kryeqytetit parashihet të jetë në shërbim të rendit dhe qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit të komunës/rtvd

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Kurti uron kadetët e rinj të FSK-së: Jeni shtylla e ndërtimit profesional të ushtrisë sonë

Diplomoi gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare
12:28 -04/07/2025
LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?