KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri
Siguri

KFOR: Pas sulmit në Banjskë, kemi katërfishuar praninë në veri

Kosova News
Kosova News 22:44 -02/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se pas sulmit të armatosur nga grupi paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit e kanë katërfishuar praninë në veri, ndërsa kanë trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

Më 24 shtator, një grup paramilitar serb hyri në Banjskë me qëllim, sipas Qeverisë së Kosovës, aneksimin e pjesës veriore. Sulmi u parandalua me kohë nga Policia e Kosovës, ku si pasojë mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. U vranë edhe tre sulmues të armatosur. Që nga ajo ditë, pavarësisht se Kosova ka publikuar dëshmi e ka kërkuar që Serbisë t’i vihen sanksione pasi thonë se qëndron prapa sulmit të armatosur, shtetet perëndimore kanë ngurruar të veprojnë.

Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se këto hapa janë marrë për të siguruar që misioni vazhdon ta përmbushë mandatin për mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Pas ngjarjes së 24 shtatorit, NATO ka dislokuar gati 1000 trupa shtesë në KFOR. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullimeve, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative. Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar mjedis të sigurt, për të gjithë njerëzit në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, situata në veri tani është më e qetë, por mbetet e brishtë.

“Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por ajo mbetet e brishtë. KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë në Kosovë, respektivisht pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, vijon përgjigja e tyre.

KFOR-i ka potencuar edhe një herë se hetimet për sulmin në Banjskë u takojnë autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Beograd.

“KFOR-i nuk është organizatë e zbatimit të ligjit. KFOR-i ruan rolin e tij si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Ne u kemi kërkuar autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe në Beograd që të kryejnë hetimet e nevojshme ligjore për të vërtetuar faktet dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e tyre/koha

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë

Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë

Ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë nuk shohin asnjë rrezik nga ndonjë ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë

Osmani kërcënohet dy herë – eksperti: Faqja zyrtare pa mekanizma gjurmimi

FSK dhe Akademia Ushtarake e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Kosova News 02/12/2023 02/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë
10:23 -29/05/2025
Rizvanolli për tregun energjetik: ZRRE njoftoi se janë gjashtë furnizues
10:12 -29/05/2025
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik
10:10 -29/05/2025
Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë
09:27 -29/05/2025
Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më
09:14 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?