KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GAP: Gratë kosovare të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik
Lajme

GAP: Gratë kosovare të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik

Kosova News
Kosova News 11:22 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht praktikave ndërkombëtare për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në fushën e prokurimit publik në Kosovë. Kështu thuhet në një deklaratë të Instituti GAP të publikuar në raportin “Prokurimi publik në Kosovë dhe fuqizimi ekonomik gjithëpërfshirës”.

Procedurat e prokurimit publik rregullohen me Ligjin për Prokurim Publik, mirëpo ky ligj, sipas GAP, nuk përmban perspektivë gjinore dhe nuk përkon me Ligjin për Barazi Gjinore.

Sipas Ligjit për Barazi Gjinore, të gjitha institucionet publike përfshirë ministritë, komunat dhe çdo autoritet tjetër kontraktues janë të obliguara të përfshijnë pikëpamjen gjinore në veprimtarinë e tyre, thuhet në raport.

Pot, për të parë shtrirjen e prokurimit të përgjegjshëm gjinor në Kosovë, Instituti GAP ka analizuar gjithsej 9,673 kontrata të prokurimit publik në vitin 2022. “Në analizë janë përfshirë përfituesit/et sipas autoriteteve kontraktuese të nivelit qendror, lokal, institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike. Gjetjet e raportit tregojnë se 81.1% e bizneseve përfituese të kontratave në prokurimin publik janë në pronësi të burrave, 10.3% janë në pronësi të grave, 5.8% janë në bashkëpronësi të të paktën një gruaje, dhe për 2.7% gjinia e pronarëve/eve është e panjohur”, thuhet në raport.

Bizneset në pronësi të burrave, sipas GAP, kanë përfituar 405 milionë euro apo 78.7% të gjithsej kontratave, kurse bizneset në pronësi të grave kanë përfituar 25.4 milionë euro apo 4.9% të gjithsej kontratave të prokurimit publik gjatë vitit 2022.

“Instituti GAP rekomandon të integrohet pikëpamja gjinore përgjatë gjithë procesit të prokurimit publik, përkitazi me kornizën ligjore të Kosovës, si dhe praktikat ndërkombëtare të prokurimit të përgjegjshëm gjinor; të caktohen objektiva dhe/ose kuota për pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave në proceset e prokurimit përkitazi me Ligjin për Barazi Gjinore; të bëhet mbledhja sistematike e të dhënave të ndara sipas gjinisë për të gjurmuar pjesëmarrjen e bizneseve në pronësi të grave, punonjëseve gra brenda organizatave ofertuese dhe ndikimin e vendimeve të prokurimit në barazinë gjinore”.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, prokurimi publik në Kosovë përbënte 6.5% të Bruto Produktit Vendor (BPV).

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?