KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për personat e zhdukur jep detaje për rastet e identifikimeve nga procesi i riinvenarizimit
Lajme

Komisioni për personat e zhdukur jep detaje për rastet e identifikimeve nga procesi i riinvenarizimit

Kosova News
Kosova News 10:58 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Antropologu mjekoligjor Dr. Valon Hyseni dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, morën pjesë në takimin e ‘Grupit Rajonal për zgjidhjen e rasteve NN (mbetjet mortore të paidentifikuara)’.

Diskutimi përfshiu mundësinë e nominimit të ‘rasteve me interes të përbashkët’ dhe shkëmbimin e përvojave në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Komisioni Qeveritar i Kosovës prezantoi punën në procesin e ‘ri-inventarizimit’ të rasteve të mbetjeve mortore, duke përfshirë identifikime të reja nga laboratorët ndërkombëtarë.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për mbetjet mortore të të paktën tre personave të luftërave në ish Jugosllavi.

“Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, gjatë takimit, ndër të tjera kanë prezantuar punën që është duke u bërë në procesin e ‘ri-inventarizimit , përkatësisht rishqyrtimit të hollësishëm të të gjitha rasteve të mbetjeve mortore që vazhdojnë të jenë si të paidentifikuara në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore’,  proces ky i filluar në Nëntor të viti 2021. Duke vë theksin në rezultatet e arritura përfshirë edhe 16 identifikimet ( 11 identifikime të reja dhe 5 raste për konfirmim identiteti) nga procesi i ri-inventarizimit apo nga mostrat që ishin në proces të testimit në laboratorët e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP).

Po ashtu gjatë takimit janë diskutuar edhe rastet e të paktën tre personave,  viktima të luftërave tjera në ish Jugosllavi, mbetjet mortore (eshtrat) e të cilëve mund të jenë si të paidentifikuara në morgjet e shteteve tjera të rajonit. Rrjedhimisht në ditët në vijim do të intensifikohet bashkëpunimi me familjet e këtyre viktimave dhe shoqatat familjare edhe në mundësinë e mbledhjes së mostrave referuese biologjike (mostrave të gjakut) sipas rekomandimeve nga ana e ekspertëve dhe vlerësimeve paraprake nga Komisioni”, thuhet në njoftim.

Në takimin e bashkëkryesuar nga përfaqësuesit e ICMP-së dhe përfaqësuesit e Institutit të Bosnjë e Hercegovinës për Personat e Zhdukur , pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Personat e Zhdukur , Drejtorisë për Personat e Zhdukur të Luftës Atdhetare të Republikës së Kroacisë,  Komisionit Qeveritar të Malit të Zi për Persona të Zhdukur dhe Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?