KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në institucione mungon qasja për personat me aftësi të kufizuar, s’ka barazi gjinore në punësim
Lajme

Në institucione mungon qasja për personat me aftësi të kufizuar, s’ka barazi gjinore në punësim

Kosova News
Kosova News 12:07 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shumicën e institucioneve publike mungon qasja për personat me aftësi të kufizuar, nuk ka barazi gjinore në punësim si dhe shqetësues është edhe mospunësimi i pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, sipas një raporti të “Internews Kosova”.

Internews Kosova të mërkurën ka publikuar raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim” – rezultati i monitorimit në institucione të ndryshme në 10 komuna të Kosovës në lidhje me qasjen në hapësirë dhe respektimin e ligjit,

Ky raport nga hulumtimet që janë bërë në institucionet të ndryshme, del që ato nuk e respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në vend.

Flaka Fazliu nga Internews Kosova, e cila ka prezantuar të gjeturat e këtij raporti, tha se hulumtimi konstaton në mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve, duke përmendur këtu edhe konkretisht ligjet që nuk janë duke u respektuar.

“Kjo kornizë nuk gjen implementim. Hulumtimi konstaton mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve. Me konkretisht kemi mos respektim të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ligji për arsimin para universitar, ligji për barazi gjinore dhe ligji për mbrojtje nga diskriminimi”.

“Nga institucione që kemi hulumtuat kemi gjetur me pak se 10 persona me aftësi të kufizuara që janë të punësuar. Kemi vërejtur pa barazi e grave në punësim. Gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara në pozicionet udhëheqëse. Shqetësuese e kemi parë edhe mos punësimin e komuniteteve jo shumicë. Qasja në arsim është e vështirësuar për personat me aftësi të kufizuara”.

Valon Fana, i cili po ashtu ishte pjesë e përpilimit të këtij raporti, tha se në këtë raport është hulumtuat në5 komuna si dhe Universitetin e Prishtinës, ku për këtë të fundit tha se nga gjetjet e raporti del se në nuk është i punësuar asnjë person me aftësi të kufizuar.

“Kemi monitoruar 5 komuna dhe institucionin e UP, kemi parë që në UP nuk është as një person me aftësi të Kufizuara. Nuk është i punësuar asnjë person nga komunitete. Në këtë institucion kemi parë që hapësirat janë të kufizuara për personat me aftësi të kufizuara. Në komunën e Prishtinës kemi monitoruar dy shkolla. Shkollat kanë problem me qasje. Ne i kemi pyetur zyrtarë publik se a kanë dëgjuar për Konventën e Stambollit, përgjigja në shumicën e herëve ka qenë që nuk e kanë parë”.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, tha se ky raport pasqyron situatën reale, sipas tij, Ministria që udhëheq për tri vjet ka bërë mbi 50 projekte në vendet ku jetojnë komunitet.

“Pasqyrim real i situatës që është mjaftueshëm alarmante. Fatkeqësisht ka shumë problem, ka shumë fusha të hapura që duhet me fillua më mënyrë sistematike të punohet. Ndër vite është punuar për këto komunitete por po shihet se duhet endë punë. Ministria jonë është mundur që të jetë afër komunat edhe në këto tema. Ne kemi krijuar një programe që i mbështet komunat me fonde për investime ne vendet ku komunitet jetojnë. Kemi vërejtur që lokalitet ku jetojnë komunitet nuk janë prioritet që të investohet. Sot kemi mbi 50 projekte në këto tri vite ku jetojnë komunitete”, tha ai.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se po punojnë që të krijoj hapësira të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Prishtina tenton me qenë, me pas qasje proaktive në aspektin e të drejtave të njeriut në çdo sferë. Prishtina për të gjithë nuk ka qenë vetëm një qasje e imja por një vizion i imi për me krijuar hapësira më çdo sferë të kryeqytete që qytetetarët të ndihen të barabartë. Ne e kemi krijuar drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Arkitektin e Qytetit. Një numër i madh i projekteve ka filluar, çdo ndërtesë e re ku kemi ligjin as një ndertës e re nuk kalon pa iu përmbajt ligjit për barazi të qasjes”.

“Sa i përket objekteve të vjetra kemi filluar përmirësimin e ndërtesave, duke filluar nga komuna. Në aspektin e punësimet të komuniteteve edhe aty ekzistojnë problematika të ngjashme, kemi probleme në proceset administrative. Ka pika të ndryshme që nuk janë drejtpërdrejt të variete nga vullneti politik, ka element të tjera për me i shikuar për me ardh deri të një zgjidhje”, tha ai.

Zv.Avokatit i popullit Niman Hajdari, tha se para një viti kanë punësura një person me asftësi të kufizuara dhe se sipas tij, ka ardhur koha qe ky institucion të udhëhiqet nga gratë, raporton EO.

“Pajtohemi në përgjithësi në gjetjet e këtij raporti. Në raporte që ne i publikojmë janë këto të gjetura. Nëse një mend dëshirojmë që si shoqëri të jemi seriozë duhet të merrmi me zbatimin e ligjeve. Para një viti kemi arritur që ta punësojmë një person me aftësi të kufizuar që nuk jemi duke arritur që t’i sigurojmë kushte e punës. Ka ardhur koha që ky institucion të udhëhiqet nga një grua. 23 vite ka qenë i udhëhequr nga burrat”, tha ai.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se AKK-ja është duke hartuar një dokument që do të paraqes nevojat e grupeve të margjinalizuar.

“Ne si AKK zbatojmë projekte të ndryshme. Jemi duke zbatuar një projekt që ndërlidhet me temën e diskutimi, objektivi është që ti mbështes komunat më fuqizimin e grupeve të margjinalizuar. Jemi duke hartuar me komunat një dokument që quhet hartëzimi sociale që kontribuon në dokumentimin e nevojave të qytetarëve të margjinalizuara”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?